08:45 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Enver Hoxhaj e nis ditën me një fotografi nga malet e Sharrit, ka një premtim

U.d i kryetarit të PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, ka premtuar zhvillim të turizmit malor, derisa ka publikuar një fotografi të maleve të Sharrit.

Hoxhaj këto komente, i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Mirëmengjesi me këtë pamje magjepsëse të maleve të Sharrit ?. Një mundësi e mirë për t’i vizituar në çdo stinë të vitit, veçanërisht në dimër ?. PDK-ja do të bëjë më shumë për ta zhvilluar turizmin malor që ta kthejmë Kosovën në destinacion të vizitorëve vendës dhe të huaj! ?“, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.