08:01 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Epërsitë e avokados për një lëkurë të bukur

Avokado është i pasur me antioksidues, të cilët ruajnë lëkurën nga rrudhat dhe shenja të tjera të dukshme të plakjes.

Vëllimi i lartë i karotenoideve në ushqim ndikojnë në trashësi, tonin dhe lëkurën.

Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe duhet të përfshihet në ushqimin e përditshëm.

Ajo shkrihet në ujë dhe nuk qëndron gjatë në organizëm. Avokado posedon këtë lloj vitamine, e cila është e nevojshme për të krijuar kolagjenin dhe elastin, i cili ruan qëndrueshmërinë dhe strukturën e lëkurës.

Vitamina E është edhe një antioksidues që ndihmon në parandalimin e radikaleve  të lira që shkaktojnë plakjen e lëkurës. Studimet tregojnë se vitamina E mund të zvogëlojë ndikimet e rrezatimit UVA dhe UVB gjatë ekspozimit të tepërt të diellit.

Avokado përmban një përqindje të lartë të vajrave oleinë, të cilat rigjenerojnë  lëkurën e dëmtuar, zvogëlon skuqjet në fytyrë dhe irritimin.

Temat: