10:00 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Epidemia e pandalshme e Ebolës në Kongo ka vrarë 484 njerëz në 6 muajt e fundit

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos është bërë një rast urgjent internacional i shëndetit, paralajmërojnë ekspertët.

Më shumë mbështetje politike, financiare dhe teknike nevojitet për të luftuar epideminë vdekjeprurëse, tha grupi i ekspertëve.

Të paktën 484 njerëz kanë vdekur nga virusi që nga gushti i vitit të kaluar dhe 785 njerëz janë infekektuar- një normë vdekje prej 61 për qind.

Një hartë e detajuar ka zbuluar se si virusi vdekjeprurës është përhapur në të gjithë vendin afrikan ndërsa frika nga rritja e Eboës, mund të bëj që ajo të përhapet edhe në vendet e afërta si Sudani i Jugut./Indeksonline/