14:31 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Epokës së Mercedes AMG C63 me goma të pasme aktive i ka ardhur fundi

Gjenerata e rradhës e Mercedes AMG C63 do të ketë sistem drejtimi me të gjitha gomat aktive (AWD), duke i dhënë fund epokës së super-salonave me gomat e pasme aktive.

Duke ndjekur hapat e E63, një burim konfirmoi për TopGear.com që gjenerata e rradhës e C-Classit të nxehtë, do të ketë modalitetin Drift, sistemin e AMG që ndan boshtet rrotulluese të përparme.

Përtej kësaj, AMG C63 do të ruajë motorin 4.0-litër V8 twin-turbo, por do të ketë më shumë fuqi për të luftuar rivalin BMW M3.

M3 përdor motorin 3.0-litër twin turbo me 6 cilindra në një vijë, njësoj si tek X3M, i cili zhvillon 503 kuaj fuqi. Në flagshipin S, AMG C63 do të ketë 542 kuaj fuqi.

Kombinimi i AWD me kamion me shumë marshe të Mercedes, presim që të sjellë një përshpejtim 0-100 km/h për më pak se tre sekonda.