14:49 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Eprorët e policisë nën hetime

Disa zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës janë duke u hetuar me dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Burimet e Indeksonline brenda Prokurorisë së Shtetit kanë treguar se disa nga eprorët e policisë, po hetohen për lidhje me bizneset që janë nën hetime dhe për shoqërim të tyre me kriminel.

Hetimet kanë nisur kohë më parë dhe se sipas prokurorisë varësisht prej të gjeturave mund të ketë edhe ngritje të aktakuzës./Indeksonline/