09:13 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Eqrem Kryeziu ironizon me Lutfi Hazirin, e quan “tyxhari nga Gjilani”

Njëri nga ish- nënkryetarët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në LDK. Ai në një postim në Facebook ka ironizuar me nënkryetarin aktual të LDK-së, Lutfi Haziri.

Madje, Kryeziu e ka quajtur edhe tyxhar Hazirin, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin.

Reagimi i plotë:

Epigram tetërrokshash me dominancë trokaike

Shtrirë barkas te divani.

Pranë tepsisë përplot mish,

Thërret tyxhari nga Gjilani:

“Defatorja do bakshish!”