19:36 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

“Era e djersëve” ndanë çiftin pas dy muajve martesë!

Jo të gjitha historitë e të dashuruarve kanë përfundim të mirë!

Kështu, çifti egjiptian mori fund vetëm 2 muaj pas martesës. Nurhan dhe Mustafa, të dy 28 vjeç, u martuan brenda një kohe të shkurtër. Ata u pëlqyen dhe u martuan pa e njohur mirë njëri-tjetrin.

Më pas, Mustafa vuri re një problem serioz tek e shoqja: Vinte shumë erë.

E çova tek mjeku pasi mendoja se kishte ndonjë problem me lëkurën ose djersitjen, por doktori tha se nuk ishte asnjë prej tyre. Ajo thjesht nuk lahej”, rrëfeu ai.

Kështu, Mustafa zgjodhi ti kërkonte divorcin pasi nuk qëndronte dot më në një situatë të tiullë dhe e paraqiti çështjen në gjykatë në Aleksandri.

“Gruaja ime qelbet erë, është një torturë e vërtetë. Era është aq e fortë, sa nuk rri dot në një shtëpi me të”, deklaroi ai.

Më pas, theksoi se u përpoq disa herë ta bindte të lahej, por ajo nuk e bënte. Madje e kërcënoi se nuk do flinte më me të dhe do i kërkonte divorcin, por Nurah nuk u shqetësua nga asgjë. Mamaja e vajzës konfirmoi se e ka patur këtë problem që nga fëmijëria dhe mendoi se martesa do ta ndryshonte, por jo.