20:18 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Era ia “fluturon” stiroporin një depoje në Podujevë

Erërat e fuqishme në komunën e Podujevës sot ia kanë larguar nga depoja një sasi të madhe të stiroporit.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se rruga ishte mbuluar nga pjesët e stiroporit të një depoje.

Në video shihet se makinat janë ndalur për disa çaste derisa punëtorët kanë liruar rrugën nga stiropori i shpërndarë për shkak të erës së madhe./IndeksOnline/