14:22 / E Enjte, 19 Maj 2022 / AR

Era Istrefi gati për ‘bombën’ e radhës, ka një pyetje për fansat

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat.

Me një postim në Instagram, ajo tregoi se ka gati këngën e re, shkruan Indeksonline.

“Tkrkt”, titullohet kënga me të cilën pritet ta ‘godas’ tregun muzikor, mirëpo që për publikimin e saj ka një pyetje për ndjekësit.

“Tkrkt gati… A pe doni t’premten a t’shtunen?”, shkroi këngëtarja duke paralajmëruar bombën e radhës./Indeksonline/