Era me paraqitje të veçantë, por një detaj në postim nuk kalon pa u vënë re
Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e fundit në rrjetet sociale.
Në një atmosferë të veçantë me drita të kuqe, artistja ka ndarë një moment romantik ndërsa krahas videos ka shkruar frazën “View i dikujt dikujt”, duke lënë fansat kuriozë për kuptimin e këtij mesazhi, transmeton Indeksonline.

Postimi i shkurtër ka nxitur reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët janë përpjekur të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një dedikim, një mesazh të fshehtë apo thjesht një mendim spontan të këngëtares.

Era Istrefi, e njohur për stilin e saj unik dhe paraqitjet gjithmonë të veçanta, vazhdon të jetë një nga artistet shqiptare më të komentuara në publik./Indeksonline/


