14:54 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / MSH

Era shtrembëron shtyllat energjisë, rrezikohen banorët e fshatit Prolluzhë

Era e dendur e ditës së sotme ka bërë që disa shtylla të energjisë elektrike në fshatin Prolluzhë të Vushtrrisë të shtrembërohen.

Në videon e dërguar nga lexuesit e Indeksonline shihet se si disa shtylla janë shtrembëruar, teksa një nga to është gati të rrëzohet plotësisht.

Një gjë e tillë mund të rrezikojë banorët e fshatit, sidomos pasi rruga në të cilën janë shtrembëruar shtyllen është rruga kryesore që lidh fshatrat Prolluzhë dhe Plemetin./Indeksonline/