21:24 / E Premte, 30 Korrik 2021 / OSH

Erdogan: Do t’i mbështesim qytetarët e prekur nga zjarret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se shteti po mobilizon të gjitha mjetet e tij për të kontrolluar zjarret në pyje dhe për t’i shuar ato plotësisht.

I pari i shtetit ka folur në telefon me ministrat të cilët janë në rajonet e prekura nga zjarret, për të marrë informacion në lidhje me zhvillimet e kontrollimit  të zjarreve shkruan Hurriyet, përcjell Klankosova.tv.

“Ne po vazhdojmë luftën tonë kundër zjarreve në pyje me 45 helikopterë, 6 aeroplanë, mijëra automjete dhe personelin tonë në një mënyrë të vendosur dhe të shpejtë. Ne nuk do ta lëmë keq asnjë nga qytetarët tanë të prekur nga zjarri,” ka thënë  Erdogan në llogarinë e tij në Twitter.

Turqia po lufton me zjarret në pyje që kanë filluar në shumë pika. Për tre ditë në 24 provinca kanë shpërthyer 81 zjarre ndërsa 70 nga to janë vënë nën kontroll.