18:21 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Erdogan fton turqit të bashkohen kundër ‘sulmuesve të ekonomisë’

Presidenti turk Erdogan beson që angazhimi i turqve është garanci e nevojshme për të luftuar sulmet ndaj ekonomisë turke. Lira turke ka pësuar rënie të vlerës prej 40 për qind gjatë këtij viti dhe investitorët janë të shqetësuar për politikat e presidentit për valutën monetare.

E gjithë kjo rënie ekonomike e Turqisë vjen pas arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson dhe komenteve të Donald Trump kundër Turqisë, transmeton Indeksonline.

“Derisa ne luftojmë kundër sulmeve ndaj ekonomisë turke sot, garancia jonë më e madhe është angazhimi dhe vendosmëria e çdo anëtari të popullit tonë për të mbajtur për të mbajtur pavarësinë, kombin dhe të ardhmen” tha Erdogan gjatë ditës së sotme. Presidenti turk beson që këto sulme ekonomike janë të njëjta sikurse ta sulmojnë flamurin turk, prandaj ka thirrur qytetarët që të konvertojnë dollarët që kanë në lira pasi në këtë mënyrë mund të largohet nga kriza Turqia. /Indeksonline/