Tryezë për pjesëmarrjen e grave në qeverisje dhe ekonomi
Jahjaga Foundation sot organizon tryezën me temë “Pjesëmarrja e grave në qeverisje dhe promovimi i politikave që mbështesin gratë në ekonomi”.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Roli i mediave në promovimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”, i mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.