14:15 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Erdogan, i ashpër me Greqinë pas faljes së të premtes tek “Shën Sofia”: Rifillojmë kërkimet në Egje

Presidenti turk Rexhep Tayyib Erdogan ka kërcënuar me rifillimin e kërkimeve për naftë dhe gaz në Egjeun Lindor pas marrëveshjes së demarkacionit të detit mes Greqisë dhe Egjiptit.

Deklarata e Erdoganit u bë nga xhamia e “Shën Sofisë” pasi ai kreu atje lutjen e së premtes, ku edhe theksoi se nuk njeh një marrëveshjes me Egjiptit dhe Greqisë pasi sipas tij, mes tyre nuk ka një kufi detar.

“Nuk ka një marrëveshje të tillë mes Greqisë dhe Egjiptit. Ne do të vijojmë kërkimet”, tha Erdogan.

Një ditë më parë, Greqia dhe Egjipti firmosën marrëveshjen për demarkacionin e kufirit detar duke “ndarë” kështu në një farë mënyrë nje pjesë të mirë të detit Mesdhe mes tyre.

Ky veprim erdhi pas një marrëveshjeje të ngjashme mes Turqisë dhe Libisë, e cila nuk u njoh nga Greqia dhe Egjipti.