18:52 / E Enjte, 26 Mars 2020

Erdogan nis ambulancat në ndihmë të Shqipërisë

Përveç pajisjeve mjekësore, në një kohë pandemie, Shqipëria do të marrë nga Turqia edhe një flotë të re ambulancash.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, me anë të një statusi në Facebook.

Rama shkruan se flota e ambulancave, të cilat do të jenë pjesë e Emergjencave Civile, janë gati për t’u nisur nga Turqia drejt vendit tonë.

Bashkëngjitur, kryeministri ka shpërndarë edhe disa foto.