16:11 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019

Erdogan njofton se kanë filluar sulmet në veri-lindje të Sirisë


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi në Twitter të mërkurën në mëngjes se një operacion kishte filluar në veri-lindje të Sirisë, pas njoftimit të Presidentit Donald Trump se trupat e Sh.B.A do të tërhiqeshin.

Erdogan shkroi në Twitter se “ne do të eliminojmë kërcënimin e terrorizmit ndaj vendit tonë”.

Ai shtoi se do të krijohet një zonë e sigurt për të “siguruar që refugjatët sirianë të kthehen në vendet e tyre”.

“Ne do të mbrojmë integritetin territorial të Sirisë dhe do t’i çlirojmë njerëzit e rajonit nga kthetrat e terrorit,” shkroi ai në turqisht, raporton ABC news, përcjellë IndeksOnline.