20:32 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Erdogan reagon ashpër ndaj deklaratës së Macron se “Islami është në krizë”

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e ka akuzuar presidentin Emmanuel Macron për provokim. Ky i fundit u shpreh se feja islame është në krizë, por deklarata nuk është pranuar nga homologu i tij turk.  Ergogan ka deklaruar ditën e sotme se sulmi ndaj myslimanëve është bërë një nga mjetet më të rëndësishme që politikanët evropianë përdorin për të mbuluar dështimet e tyre.

“Deklarata e Macron se islami është në krizë në një qytet ku janë përqendruar myslimanët është një provokim i qartë. Të flasësh për strukturimin e Islamit është pafytyrësi, vrazhdësi. A keni dëgjuar ndonjëherë për strukturimin e krishterimit, strukturimin e Judaizmit? Kush jeni ju që të shqiptoni një shprehje të quajtur” strukturimi i Islamit” .Sulmimi i muslimanëve është bërë një nga mjetet më të rëndësishme që politikanët evropianë përdorin për të shfaqur dështimet e tyre.  Deklarata e Macron se islami është në krizë është më shumë se provokim i parespektueshëm,”-ka thënë Erdogan.

Në një deklaratë mbi islamizmin radikal në Francë të ditën e premte, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë: Islami është në krizë në të gjithë botën për shkak të separatistëve dhe rrymave radikale. Duke paraqitur një plan me pesë faza për të luftuar islamikët radikalë të vendosur në periferi në zonën e quajtur “Les Mureaux”, 40 kilometra në veriperëndim të Parisit.