13:46 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Erdogan thotë se do të nxjerrë para drejtësisë vrasësit e gazetarit saudit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një simpozium të Ankarasë tha se vendi i tij është i vendosur të nxjerrë para dejtësisë vrasësin e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll, njofton AP.

“Turqia do të “publikojë në mënyrë transparente” çdo dëshmi të re për hetimin e vrasjes së Khashoggi”, tha Erdogan.

Ai ka kërkuar nga Arabia Saudite që të publikojë identitetin e atyre që janë të përfshirë në vrasje, pavarësisht pozitave që kanë, pasi të gjithë duhet të gjykohen para gjykatës turke.

Kashaoggi, nga një familje mbretërore që jeton në SHBA u zhduk më 2 tetor, pasi që hyri në Konsullatën saudite të Stambollit. Pohimet kishin ardhur nga Riadi se gazetari saudit kishte dalë nga konsullata për të njoftuar të shtunën se gazetari kishte humbur jetën në një luftë në konsullatë, duke mos pranuar torturimin dhe vrasjen e qëllimshme.

Erdogan, dje shpërfilli pretendimet e Riadit se Kashaoggi kishte vdekur aksidentalisht, duke thënë kështu se planifikimi për vrasjen e tij, ishte bërë ditë më herët./Indeksonline/