16:50 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Erë e madhe në Podujevë, rrëzohen rrethojat e një ndërtese (Foto/Video)

Para pak çastesh, shiu dhe era e madhe kanë goditur qytetin e Podujevës, ku në rrugën “Skënderbeu” janë shkaktuar edhe dëme.

Në disa fotografi të siguruara nga portali “Indeksonline”, shihet se nga era e madhe janë rrëzuar dhe rrethojat mbrojtëse të një ndërtesës në këtë rrugë, duke rënë mbi makinat ishin të parkuar përkrah tyre.

Ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara, kurse edhe ekipet e zjarrfikësve tashmë kanë dal në vendin e ngjarjes./Indeksonline/