75 Mall Live Search
18:37 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Erërat e forta “shkatërrojnë” Deçanin, ja dëmet që lanë pas (Foto)

Shiu dhe erërat e forta që mbizotëruan mbrëmë në vendin tonë, më së shumti dëme i kanë shkaktuar komunës së Deçanit.

Si pasojë atje janë rrëzuar kulme shtëpish, minare xhamish, shtylla elektrike,  janë dëmtuar ekonomi familjare, biznese etj.

Sipas fotove që po qarkullojnë në internet, shihen rrugët e bllokuara nga lisa të rrëzuar. Madje edhe 70% e banorëve janë pa energji elektrike nga mbrëmë, për çka sipas zyrtarëve të KEDS-it po punohet që të rregullohet problemi, shkruan Indeksonline.

Shikoni më poshtë pasojat e frymës, që duket sikur nëpër Decan të ketë kaluar ndonjë uragan. /Indeksonline/