08:16 / E Hënë, 22 Janar 2024 / L K

Erida zbulon arsyen e ndarjes nga Aleksandros: Për të ishte më e rëndësishme…

Vetëm pak ditë më parë, Erida dhe Aleksandros, një nga çiftet finaliste të “Love Island Albania”, konfirmuan se lidhja mes tyre ka përfunduar.

Por sot Erida ka treguar edhe arsyen se pse ata u ndanë.

“Unë dhe Aleksandros u ndamë. Shfaqet e tij LIVE në Tik-Tok janë më të rëndësishme”, ka shkruar ajo në një insta story.

Ndërkohë Aleksandros nga ana tjetër ka postuar një foto të një djali që mban veshur një bluzë ku shkruhej: Ish-i është fansi im më i madh.

Por një bluze të tillë e ka veshur edhe Erida pak kohë më parë.