FIFA del me deklaratë pas pretendimeve se Kupa e Botës është e manipuluar për Argjentinën
FIFA ka mbrojtur zyrtarisht gjyqtarët pas polemikave në ndeshjen Argjentinë–Egjipt (3-2) në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026.
Federata Egjiptiane kërkoi përjashtimin e ekipit të arbitrimit, duke pretenduar gabime të rënda, përfshirë anulimin e golit të Mostafa Zikos dhe mosakordimin e një penalltie ndaj Mohamed Salahut.
Shefi i gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, hodhi poshtë akuzat për favorizim të Argjentinës, duke theksuar se integriteti i arbitrave nuk mund të vihet në dyshim. Ai sqaroi se goli i Zikos u anulua pas një faulli të evidentuar nga VAR ndaj Lisandro Martinez, ndërsa rasti i Salahut u vlerësua si kontakt normal loje dhe jo penallti.

