20:51 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / Blerim

Eriksen bisedoi me bashkëlojtarët përmes ‘Facetime’, u kërkoi atyre që ta vazhdojnë ndeshjen…

Futbollisti Christian Eriksen ka pasur një bisede përmes ‘Facetime’ me bashkëlojtarët e tij.

Ashtu sic raporton ZDF, lojtari i Kombëtares së Danimarkës ka biseduar me bashkëlojtarët e tij dhe u ka kërkuar atyre që ta vazhdojnë ndeshjen kundër Finlandës, shkruan IndeksOnline

Gjendja shëndetësore e Eriksen është stabilizuar, kurse futbollisti po qëndron në spitalin e Kopenhagës.

Kujtojmë që ai kishte një sulm kardiak në zemër gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, e vlefshme për Grupin B në EURO20.

Ndeshja mes Finlandës dhe Danimarkës është duke u zhvilluar, kurse rezultati momental është 0 me 0./IndeksOnline/