19:01 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Eriksen me shokë zhvillojnë stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Danimarkës po qëndron në Prishtinë për ndeshjen miqësore që e zhvillon nesër kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra e drejtuar nga Age Hareide ka zhvilluar stërvitjen e parë në tokën dardane, shkruan Indeksonline.

Kombëtarja e Danimarkës

Yjet evropian si Eriksen, Christiansen, Schmeichel, Schone, Dolberg ishin të pranishëm në stërvitjen e tyre.

Eriksen

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Christiansen

Më pas të dy kombëtaret fillojnë ciklin kualifikues për Euro 2020, ku Kosova pret Bullgarinë derisa Danimarka është mysafir i Zvicrës. /IndeksOnline/