08:18 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Eriksen në radarin e Manchester Unitedit

Një nga futbollistët më të mirë në Premierligë, Christian Eriksen është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha europiane.

Lojtari danez po shkëlqen me skuadrën e Mauricio Pochettinos, dhe ka rënë në sytë e disa gjigantëve europian. Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.

Sipas agjentit të futbollistit, Martin Schoots skuadra që ka shpreh interesim të madh për Eriksenin është Manchester United.

Përveç, “Djajve të Kuq”, për 26-vjeçarin po interesohet edhe Reali i Madridit.

Edhe pse Eriksen duket i lumtur te Tottenhami, për shkak të pagës së ulët mund të largohet nga “White Hart Lane”./IndeksOnline/

 

Temat: