09:49 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / C E

Eriksen te PSG – Kjo është përgjigja e Pochettinos

Mauricio Pochettino ka marrë drejtimin e PSG-së, duke zëvendësuar Thomas Tuchelin si trajner i klubit pasi që ishte i papunë që kur u largua nga Tottenhami më 2019.

Në një konferencë shtypi trajneri u pyet nëse do ta transferojë Eriksenin te PSG-ja, shkruan Indeksonline.

Menaxheri nuk konfirmoi ose mohoi interesin e mundshëm për një lojtar që duket se është i destinuar të largohet nga Interi.

Mesfushori danez u bë një yll në veri të Londrës, duke shënuar 69 gola në 305 paraqitje për klubin.

Sidoqoftë, menjëherë pas largimit të Pochettinos, Erikseni nënshkroi me Interin, ndërsa kontrata e tij u prish, duke u transferuar në Itali.

Koha e tij në Serien A  nuk ka shkuar siç ishte planifikuar, ku Conte nuk i ka dhënë shumë minutazh.

Mesfushori ka bërë vetëm 11 paraqitje këtë vit, duke shënuar zero gola, pasi shënoi katër herë në 26 ndeshje  sezonin e kaluar. /IndeksOnline/