19:04 / E Martë, 26 Janar 2021 / A. A

Erion Sadiku bën hap të madh, transferohet në Serie A

Erion Sadiku do të vazhdojë karrierën në Itali. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë me Genoan.

Prezantimi zyrtar do të bëhet gjatë kësaj jave.

Edicionin e kaluar Sadiku luajti në elitën e futbollit suedez me Varbergs.

19 vjeçari është reprezentuesi i Kosovës U21.

/Indeksonline/