22:51 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Erioni të shërbejë si model, të mbushë krenari prania e shqiptarëve sonte në Tiranë” (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij kanë qëndruar sonte në Tiranë.

Ata kanë ndjekur nga afër performancën e Rita Orës në kryeqytetin e Shqipërisë.

Me këtë rast, Haradinaj është takuar edhe me të parin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, shkruan Indeksonline.

Ndër të tjerash Haradinaj ka treguar edhe pamje fantastike të Tiranës në mbrëmje.

Ai gjithashtu ka shtuar se Erion Veliaj duhet të shërbejë si model të qyeteteve shqtipare për zgjedhejt efektive, që bënë për komunietin, si dhe për shpirin që u jep hapësirave urbane.

Postimet e Haradinajt në Facebook:

Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në qytet me pamje e shkëlqim europian.

Të parin e kryeqytetit shqiptar e përgëzova për infrastrukturën moderne, transportin publik funksional, parqet dhe rrjetin brilant të kopshteve për fëmijë.

Erioni duhet t’u shërbejë si model kryetarëve të qyteteve shqiptare për zgjidhjet efektive, që bënë për komunitetin, si dhe për shpirtin që u jep hapësirave urbane.

RH

Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës.

Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat.

RH