15:09 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / A. A

Eris Abedini: Emocion i madh të jem pjesë e ligës më të fortë në botë, pres ftesë nga Kosova

Futbollisti kosovar Eris Abedini, ka bërë një hap të madh në karrierë duke kaluar te Granada në La Liga nga ekipi i ekipi zviceran Ëil.

Të dielën mesfushori ishte pjesë e ndeshjes kundër Real Sociedadit të cilën Granada e humbi 2-0. 22 vjeçari ishte në bankë rezervë dhe nuk u inkuadrua në lojë.

Në një intervistë për Indeksonline, Abedini tregon emocionet që i përjetoi.

“Normalisht është një emocion shumë i madh për mua, të jem në një ekip kaq të madh si Granada, në ligën më të fortë në botë. Shpresoj që së shpejti do të debutojë, unë jam gati. Duhet të ushtrojë fortë” deklaroi Abedini.

Kapiteni i Kosovës U21, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rafet Prekazi për ndeshjet e nëntorit kundër Shqipërisë dhe Turqisë. Por, ai pret që trajneri Bernard Challandes ta ftojë te Kosova.

“Me thënë të drejtën kam pritur që të ftohem në ndeshjet e nëntorit te ekipi A, pasi kam pasur paraqitje të mira me Kosovën U21. Megjithatë nuk ka qenë e shkruar dhe unë pres që në të ardhmen e afërtë të luaj për kombëtaren tonë” u shpreh Abedini për Indeksonline.

/Indeksonline/