75 Mall Live Search
21:11 / E Diele, 12 Korrik 2026 / G T

Zyrtare: Diego Forlan emërohet trajner i ri i Kombëtares së Uruguait

Legjenda e futbollit uruguaian, Diego Forlan, është emëruar trajneri i ri i Kombëtares së Uruguait.

Ish-sulmuesi i famshëm, fitues i çmimit “Lojtari i Vitit” në Kupën e Botës 2010 dhe kampion i Copa America, do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar A, ndërsa paralelisht do të udhëheqë edhe Kombëtaren U-20 të Uruguait deri në muajin mars, shkruan Indeksonline

Forlan, i cili ka lënë gjurmë të mëdha si futbollist me fanellën e Uruguait, rikthehet tashmë në një rol të ri, duke synuar të sjellë përvojën dhe mentalitetin e fituesit te brezat e rinj dhe ekipi senior.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai zhvilloi 112 paraqitje për Uruguain dhe shënoi 36 gola, ndërsa kulmin e arriti në Kupën e Botës 2010, ku u shpall lojtari më i mirë i turneut./Indeksonline/

🚨🚨 OFFICIEL ! DIEGO FORLAN 🇺🇾 EST LE NOUVEAU SÉLECTIONNEUR DE L’URUGUAY !!! 👔

La légende uruguayenne assurera l’intérim sur le banc de la sélection jusqu’en mars prochain.

La Fédération décidera ensuite de le maintenir ou non à ce poste. pic.twitter.com/2JztytYegw— Actu Foot (@ActuFoot_) July 12, 2026