19:33 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Erjon Kastrati largohet nga Golden Eagle YLLI

Basketbollisti Erjon Kastrati është larguar nga kampioni aktual i Kosovës Golden Eagle YLLI.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga suhareka përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Indeksonline.

”Pas dy sezoneve të kaluara me ne, sot klubi dhe Erjoni ndajnë rrugët.”, thuhet në njoftim.

Indeksonline merr vesh se Kastarti ka firmosur me rivalët e G.E Yllit, me skuadrën e Trepçës.

Golden Eagle YLLI, e ka falenderuar basketbollistin për kontributin që ka dhënë sa ishte pjesë e kësaj skuadre.

Erjon Kastrati me klubin nga suhareka ka fituar 2 tituj kampion, 1 here Ligen Unike, dhe superkupen e Liges Unike./Indeksonline/