Ermal Berisha prek finalen e Kampionatit Evropian në MMA, nuk i lejohet flamuri i Kosovës
Sportisti kosovar Ermal Berisha ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke siguruar kualifikimin në finalen e Kampionatit Evropian në MMA.
Megjithatë, rrugëtimi i tij drejt finales është shoqëruar me disa probleme, ku gjatë garës që po zhvillohet në Greqi, Berishës nuk i është lejuar në asnjë moment të dalë në skenë me flamurin e Kosovës, shkruan IndeksOnline,
Madje atij i është kërkuar ta largojë flamurin edhe nga duart, kërkesë që sportisti nuk e ka pranuar lehtë, duke refuzuar të dorëzoj flamurin e Kosovës.
Ky incident ka ngjallur reagime dhe diskutime mbi trajtimin e sportistëve kosovarë në gara ndërkombëtare, duke mos u trajtuar në menyrë të barabartë.
Pavarësisht kësaj, Berisha ka treguar karakter të fortë dhe fokus maksimal në garë, duke e mbajtur synimin tek finalja e madhe që do të zhvillohet nesër./IndeksOnline/

