Juventusi shpreh interesim për yllin e Anglisë
Juventusi ka shprehur interesim për një nga yjet e Anglisë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin John Stones, i cili është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester Cityn.

Ai shihet nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, si një nga lojtarët kyç për të qenë lider i mbrojtjes.
Stones, kishte kaluar 10 vite të suksesshme te City ku fitoi gjithçka, përfshirë dhe “Tripletën” e vitit 2023./IndeksOnline/

