19:50 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Ermal Fejzuallahu flet pas aksidentit, tregon për gjendjen e tij

Sot pasdite në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku ishte i përfshirë këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu.

Ngjarja ka ndodhur si pasoj e një vet-aksidenti ku nuk ka patur të lënduar e as dëme materiale.

Pas aksidenti ka folur edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu përmes disa postimeve në Instagram.

“Deshta me ju njoftu që kam qenë pjesë e një aksidenti, së bashku me disa anëtarë të familjes time. Të gjithë jemi shëndosh e mirë dhe nuk është diçka për me u bë tragjike”, tha ndër tjera  Ermali./Indeksonline/