10:57 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ermal Fejzullahu e kall atmosferën në dasmën madhështore të Elseid Hysajt

Mbrëmë në Shkodër futbollisti i suksesshëm shqiptarë Elseid Hysaj u martua me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, shkruan Indeksonline.

Në dasmën e yllit të skuadrës së Napolit u panë të ftuar fytyra të njohura të skenës muzikore shqiptare.

Befasia e mbrëmjes ishte këngëtarja e njohur Kida, që së bashku me Ermal Fejzullahun performuan këngën e tyre ‘Tela’ që është kthyer në një mega hit.

Ermal Fejzullahu për ta ndezur atmosferën këndoj edhe disa këngë të tjera, duke bërë që të pranishmit të hidheshin në valle dhe ta shijonin në maksimum atmosferën që po krijonte Ermali.

Pjesmarrës në këtë organizim ishte edhe ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu.
 
Për të pasur atmosferën në nivel deri në orët e para të mëngjesit u kujdes Dj Flow.

Musafir në dasmën e Elseidit ishte edhe ish futbollisti i Prishtinës, Enis Fetahu tashmë menaxher i estradës.

Kujtojmë që Elseid Hysaj dhe Fiorenza janë prindër të një djali 3 vjeçarë /Indeksonline/