08:02 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen, kështu e uron motra

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen.

Këtë e ka bërë të ditur motra e tij, Bulza përmes një urimi në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo kishte publikuar një imazh ku shihen prindërit së bashku me dy fëmijët e tyre.

“Urime ditelindjen shpirti jem, te paqa gjithmone me shendet te plote. Te dua.” ka shkruar ajo.

Ndryshe, Ermali ka mbushur përplot 30 vjet./Indeksonline/