21:52 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ermal Fejzullahu me këtë fotografi e uron motrën e tij Bulzën për ditëlindje (Foto)

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të dashur të publikut. Ai karrierën e tij e ka nisur qysh në moshën e fëmijërisë, ndërsa të gjithëve na kujtohen daljet e tij të para publike. Madje një nga këngët më të dashura ishte edhe ajo “Trashe, trashe” bashkëpunim ky me motrën e tij Bulzën, shkruan Indeksonline.

E pikërisht sot Bulza ka ditëlindjen, ku nuk kishte si të mungonte as urimi i Ermalit. Ai ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram ku shihet me motrën e tij kur ishin fëmijë, ndërsa ia ka uruar ditëlindjen asaj, por ka shkruar që edhe po i mungon çdo ditë. Pasi që Bulza jeton jashtë shtetit./Indeksonline/