14:35 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ermal Mamaqi i bën fansat të qeshin, ndryshon pamjen

Aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi njihet për humorin e tij me të cilin e bën të qesh publikun në secilin rast, shkruan Indeksonline.

Ai edhe nëpër paraqitjet publike kujdeset që të bëjë diqka ‘interesante’ për fansat e tij.

Së fundmi nëpërmes llogarisë së tij në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet shumë më ndryshe në pamje, e duket se aktori ka përdorur ndonjë ‘filter’ për tu dukur kaq qesharak dhe e ka publikuar fotografinë.

“Ckemi miq? Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Gati për të thyer një tjetër rekord vetes. Ermal Mdesti.” : ka shkruar me shaka aktori. /Indeksonline/