19:53 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ermal Mamaqi: Për Beyonce e Jay Z, të gjithë jemi fansa! (Foto)

Moderatori shqiptar mjaft i njohur, Ermal Mamaqi bashkë me bashkëshorten e tij, Amardën kanë shkuar në stadiumin Allianz Riviera në Nice të Francës.

Kjo pasi në këtë stadium do të mbajë koncert madhështor këngëtarja Beyonce dhe Jay-Z të cilët do të përformojnë sonte atje.

Përveç tyre, atje janë parë bashkë me ta Elvana Gjata dhe çifti Almeda dhe Tolgahan, transmeton Indeksonline.

Është vet Ermali i cili ka postuar foto nga atje duke treguar se të katërtit janë fansa të Beyonce dhe Jay Z.

“Kur vje puna te Beyonce & Jay Z jemi të gjithë fansa”, ka shkruar ai përkrah imazhit./Indeksonline/