16:48 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / AR

Ermal Mamaqi thumbon Luizin?

Ermal Mamaqi ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku foli për sezonin e dytë të serialit “H.O.T”, por ndër të tjera, nuk e kurseu një kunjë për Luizin.
 
Moderatorët e pyetën nëse e ka parë filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe se si iu duk Luizi si aktor dhe Ermali u përgjigj: “Mirë ishte. Aktor i mirë. M’u duk më i mirë si aktor se sa si këngëtar. Kishte shumë talent”, u përgjigj Ermali, ndërsa për filmin tha thjesht: “Këndshëm”, duke thënë se nuk u ftua në premierën e filmit.

Sigurisht, njerëzit e komentuan thumbin e tij. Shumica e komentuesve u shprehën se Ermali është ziliqar për suksesin e Luizit. “O Ermal, gjithë këto vite dhe prapë ziliqar mbete”; “Luizi është profesionist si këngëtar, por bravo, ti e vlerësove dhe si aktor. Mos ki kaq smirë”, shkroi dikush tjetër. “Më i mirë se ti po, si këngëtar dhe si aktor”, komentoi një tjetër person. “Ermal, je pak ziliqar, jo për buxhetin, por për suksesin e tjetrit”.