15:12 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Ermali paralajmëron hitin e ri, me një sekuencë të veçantë

Ermal Fejzullahu ndodhet në pushime në Turqi ku po i “mbushë bateritë” para një sezoni të ngarkuar. Por, Ermali duket se ka bërë punë në Kosovë, para se të niset për pushime.

Ai ka gati hitin e ri në bashkëpunim me Gjikon.

Janë vajzat e tij ato që me një sekuencë të shkurtër zbulojnë pak nga kjo këngë që po pritet me padurim nga fansat.

Projekti pritet të publikohet brenda pak ditëve dhe mësohet se është një superhit./Indeksonline/