18:39 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ermali tregohet romantik, së bashku me Arianën duken për mrekulli

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana janë një nga çiftet më të përfolura, por edhe më të dashura në vend.

Këngëtari i mirënjohur dhe gruaja e tij janë në pritje të fëmijës së katërt, teksa Ariana është në ditët e fundit të shtatzënisë, shkruan Indeksonline.

Së fundi Ermali ka publikuar një fotografi ku shihet duke drekuar me Arianën, çifti simpatik duken për mrekulli së bashku derisa po kalonin ditën e sotme së bashku.

Kujtojmë që Ermali dhe Ariana kanë edhe tre fëmijë të tjerë, dy vajza dhe një djalë.

Ndryshe, edhe sezoni që lamë pas Ermali ka qenë mjaft i angazhuar në koncerte dhe mbrëmje./Indeksonline/