17:03 / E Premte, 01 Korrik 2022 / MSH

Ermonela Jaho jep lajmin e keq: Gjendja ime shëndetësore është rënduar, më duhet të tërhiqem nga koncerti

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka ndarë një lajm të keq me të gjithë ndjekësit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ermonela ka bërë me dije se është tërhequr nga prodhimi i Pagliacci nga ROH pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Ndonëse dëshira e sopranos ishte e madhe për të performuar, kanë qenë mjekët ata të cilët ja kanë ndaluar.

“Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju them që duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliacci nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja mjekët më këshilluan kundër saj.

Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. Unë jam shumë mirënjohës ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shume dashuri Ermonela”, shkruan Jaho.