75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 29 Mars 2026 / G T

Ernest Muçi largohet nga grumbullimi, mungon ndaj Ukrainës

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, është larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, ndërsa skuadra nën drejtimin e trajnerit Sylvinho vijon përgatitjet në Valencia të Spanjës. Arsyeja e largimit është një dëmtim i 25-vjeçarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF-ja përmes një videoje në platformën “YouTube”. Muçi nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen kundër Ukrainës, e cila do të zhvillohet të martën.

Ende nuk ka detaje të sakta mbi natyrën e dëmtimit, ndërsa lojtari do të rikthehet te ekipi i tij, Trabzonspor. Në ndeshjen ndaj Polonisë në Varshavë, ish-sulmuesi i Tiranës ishte në fushë vetëm për 8 minuta, pa mundur të ndikojë në rezultatin e takimit./Indeksonline/