Ernest Muçi u tregua vetjak në derbi ndaj Fenerbahces, humbi një rast veç me portier
Skuadra e Besiktasit shënoi një fitore të madhe në javën e 15-të në Superligën e Turqisë, pasi e mposhti 1:0 Fenerbahcen.
Ky rezultat ka mundur shumë lehtë të ishte 2:0 në të mirë të vendasve, por sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi lëshoi një mundësi të artë, shkruan Indeksonline
Ishin minutat e fundit, kur Muçi doli veç vet me portier dhe huqi mundësinë e artë që të shënonte gol në ndeshjen rikthyese nga lëndimi.
Muçi kishte mundësi edhe të asistonte te bashkëlojtari i tij, por në fund zgjodhi të godiste portën dhe topi shkoi në trupin e portierit kundërshtar./Indeksonline/
Don’t know how Muçi missed this mam… pic.twitter.com/7ky2t9DXXD
— Albanian football🇦🇱 (@ALBfootball) December 7, 2024