19:36 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Eroll Salihu po merr pjesë në Konferencën e UEFA-s kundër racizmit

Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu po merr pjesë në Konferencën kundër racizmit dhe diskriminimit nën moton “#EqualGame”, e cila po mbahet në Londër.

Kjo konferencë është organizuar nga UEFA në partneritet me Federatën e Futbollit të Anglisë, e ku janë të pranishëm të gjithë sekretarët e përgjithshëm të 55 anëtareve të UEFA-s.

Gjatë këtij takimi dyditor po diskutohet për idetë e reja rreth luftimit të racizmit dhe diskriminimit, si dhe përfshirjes dhe diversitetit në futboll.

Po ashtu,  pjesëmarrësit e kësaj konference ndajnë mes vete përvojat parapake dhe masat që janë ndërmarrë në federatat respektive për parandalimin e këtyre dy dukurive negative që herë pas here janë të pranishme në disa prej vendeve anëtare të UEFA-s, e ku rasti i fundit i racizmit u raportua në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Mali i Zi – Angli.

Kjo është konferenca e pestë e UEFA-s rreth kësaj çështje të rëndësishme. Për herë të parë një konferencë e tillë kundër racizmit dhe diskriminimit ishte organizuar në vitin 2003, ku mikpritëse ishte FC Chelsea, pastaj në vitin 2006 FC Barcelona, në vitin 2009 në Varshavë dhe në vitin 2014 në Romë.

Mos i humb