15:20 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Eros Grezda në karantinë me supermodelen shqiptare

Oriola Marashi ka treguar se këtë periudhë të errët, ndërsa koronavirusi ka pushtuar Europën, duke përfshirë edhe Shqipërinë, po e kalon në një shtëpi pushimi, por se me kë, modelja ka preferuar ta mbajë të fshehtë.

Por, pas disa verifikimeve në rrjete sociale, zbulohet se bashkëshoqëruesi i saj është futbollisti me origjinë nga Kosova, eros Grezda. Katër ditë më parë, çifti kanë udhëtuar drejt Budapestit, dhe të dy kanë postuar foto në profilet e tyre publike, në rrjete sociale.

Prej kohësh përflitet për një lidhje mes modeles shqiptare dhe futbollistit me origjinë nga Kosova. Ata kanë preferuar ta mbajnë sa më hermetike lidhjen e tyre, por zbuluar i nxorri një foto e shkrepur nga pushimet e përbashkëta në Meksikë.