75 Mall Live Search
23:31 / E Diele, 21 Qershor 2026 / G T

Eros Grezda: Portugalia do të ishte më e fortë pa Ronaldon në formacion

Ish-futbollisti shqiptar, Eros Grezda, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me rolin e Cristiano Ronaldo te kombëtarja e Portugalisë.

Në emisionin sportiv në “Kanal10”, Grezda u shpreh se Portugalia mund të ketë më shumë sukses nëse arrin ta largojë Ronaldon nga formacioni titullar, duke argumentuar se mosha e sulmuesit po ndikon në lojën e ekipit, shkruan Indeksonline

“Portugalia, nëse arrin ta largojë Ronaldon nga formacioni, do të ketë shumë sukses. Ronaldo, edhe për shkak të moshës, edhe për shkak të mosvrapimit si më parë, po e penalizon shumë kombëtaren”, deklaroi Grezda.

Megjithatë, ai theksoi se vazhdon të jetë admirues i pesë herë fituesit të Topit të Artë.

“Unë jam fans i madh i Ronaldos që nga fëmijëria. Sipas meje, i mungon intensiteti i vrapimit, nuk ka pothuajse asnjë sprint. Ronaldo nuk lëviz si më parë, pasi është 41 vjeç”, shtoi ai./Indeksonline/