23:04 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Europa Ligë: Këto janë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Europa Ligë.

Klubet që kanë siguruar kualifikimin janë:

Vendet e para: Villarreali, Dinamo i Kievit, Braga, Milan, Atalanta, Lokomotiva e Moskës, Plzen, Arsenal, Salzburg, Lazio dhe Zeniti i Petersburgut.

Vendet e dyta: Real Sociedad, Nice, Ostersunds, Marseille, Crvena Zvezda, Steaua e Bukureshtit, Kopenhaga, Lyoni, Aeku i Athinës, Ludogorets, Partizani i Beogradit dhe Astana.

Por, kujtojmë se këtij grupi të lartpërmendur do t’i bashkëngjiten edhe skuadrat që zurën vendet e treta në Ligën e Kampionëve, përfshi:

Cska Moska, Celtic, Atletico Madrid, Sportingu i Lisbones, Sparta e Moskës, Leipzig, Napoli dhe Borussia Dortmund.

Shorti për fazën tjetër do të hedhet të më 11 dhjetor, ditë e hënë nga ora 12:00./IndeksOnline/